Prishtinë: Mbahet konferenca Ballkanike "Mbroni Gazetarët, Ruajeni të Vërtetën"
Në Prishtinë është mbajtur konferenca "Mbroni Gazetarët, Ruajeni të Vërtetën" me pjesëmarrës nga Evropa Juglindore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi tha se gazetaria në Kosovë ndoshta nuk është më e vjetra për nga tradita, por është ndër më të guximshmet në rajon.
“Edhe në Kosovë gazetarët, gazetaria në përgjithësi, përballen me presione mbi punën e tyre. Shkrimet për korrupsionin, për ekstremizmin, për radikalizmin, për të drejtat e barabarta për çdo komunitet”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori Austriak në Kosovë, Gernot Pfandler vlerësoi se siguria e gazetarëve është e rëndësishme sikur që është zhvillimi dhe profesionalizimi i gazetarit dhe medias në përgjithësi.
Shefi i OSBE-së në Kosovë lidhur me këtë temë gjatë konferencës tregoi disa të dhënave që ka se në Kosovës janë vrarë 12 gazetarë që nga viti 1998 dhe se janë duke bërë përpjekje për zbulimin e rasteve të tilla.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të medisa nga OSBE, shoqatave të gazetarëve, mediave, gazetarë nga vendet e rajonit të cilët treguan edhe rastet konkrete të kërcënimeve ndaj gazetarëve apo edhe vrasjeve të gazetarëve që akoma nuk janë zbuluar.
Konkluzionet dhe rekomandimet nga kjo onferëncë do të prezantohen në një konferencë të nivelit të lartë me temë Lirinë e Medias në Ballkanin Perëndimor, që mbahet me 27 shkurt 2017 në Vjenë. /Titulli.com/